"Bashkëshorti i gjyqtares u filmua duke marrë qesen me 50 mijë Euro"!

Aktualitet

gjyqtarja-majlinda-andreaMomenti kur 50 mijë euro u paguan nga sekseri Petraq Dashi tek Odhise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea, është filmuar nga strukturat policore me urdhër të kryeprokurorit Llalla.

Ka qenë një strukurë e grupit të vëzhgimit pranë policisë së Shtetit ajo që ka fotografimin dhe filmimin e personave që kanë kryer dhënien e parave, shkruan gazeta ‘Shqiptarja.com’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të zgjidhur çështjen, ndërmjetësi ka ofruar t’i japë ai paratë për llogari të Ilia Çabirit dhe Eleni Litos, të cilët janë pala përfituese në proces gjyqësor. Për këtë çështje është ofruar edhe tokë, ku çifti Andrea do ishin pronarë në këmbim të vendimit gjyqësor në këmbim të vendimit, por ky propozim është refuzuar nga bashkëshorti i gjyqtares dhe vetë gjyqtarja Andrea.

Gjithashtu, fillimisht ishte kërkuar që të paguhej 60 mijë Euro për të dhënë vendimin në favor të përfituesve, por kjo shumë u ul më vonë dhe u la 50 mijë Euro. Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea u kthye dje nga Italia pa bashkëshortin e saj. Ajo është pezulluar nga detyra, ndërsa nuk është leshuar asnjë urdhër-arresti.

Burri i saj, Odhise Andrea, njëkohësisht edhe këshilltar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare pranë Kuvendit, vazhdon të jetë në kërkim, pasi ndaj tij ka urdhër arresti.

ME TE LEXUARAT