Tiranë, gjendet tritol me fitil i pashpërthyer pranë një banese te "Brryli"

Aktualitet

tritoliNjë alarm për bombë është sinjalizuar këtë mëngjes në zonën e Brrylit në Tiranë. Policia, e cila është njoftuar nga një qytetar, ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë rrethimin e zonës. Bëhet fjalë për një sasi tritoli me fitil zjarr-përcjellës 2.5 metra të gjatë, e cila është gjetur pranë qepenit të një biznesi në katin e parë të një pallati.Forcat xheniere, pasi kanë bërë verifikimin, kanë konstatuar se bëhet fjalë për lëndë eksplozive të llojit tritol. Ekspertët e njësisë antieksploziv kanë çaktivizuar sasinë e tritolit, që sipas policisë ka qenë rreth 200 gramë. Biznesi shërbente si pikë interneti dhe mësohet se pronari i dyqanit nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas policisë, ai ka bërë para dy javësh një kallëzim për kërcënim dhe dyshohet se bëhet fjalë për një hakmarrje, pasi ky person ka pasur konflikte në kohën kur ndodhej në Holandë.

ME TE LEXUARAT