Ja britaniku që shiti shtëpinë për të luftuar kundër ISIS

Soft

5-208Kur raketa e qëlluar prej tij goditi objektivin, pati brohorima. Ishte një goditje perfekte. Tim Locks lufton në vijën e parë të frontit kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.

“Nuk ndjeva asgjë për ata njerëz që u vranë. Nuk i shoh më si njerëz,” thotë ai. Mund të duket si përgjigja e një ushtaraku të stërvitur mirë për të vrarë njerëz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por Tim Locks nuk ka qenë kurrë në ushtri, madje nuk ka kurrfarë trajnimi ushtarak. Ai është i pari civil britanik pa asnjë sfond ushtarak që lufton bashkë me kurdët kundër Shtetit Islamik.

Disa muaj më parë, 39-vjeçari shiti gjithçka, shtëpinë, biznesin e ndërtimit dhe u nis për të luftuar.

Ai la pas jetën e rehatshme në Britani dhe shkoi në front pasi u bind nga krimet e tmerrshme që po kryen ISIS.

Ai thotë se kërcënimi i tyre është kaq real edhe në Britani. Ai është kthyer për momentin në Angli, por do rikthehet në shtator në front. “Ruhem prej tyre edhe këtu, pasi e di se mund të jem shënjestër,” thotë ai.

ME TE LEXUARAT