Britania nis fshesën ndaj emigrantëve, rrjeti i restoranteve u ofron punë, i padit në polici

Kliko per me shume info

byronMediat vendase raportojne se Britania e Madhe ka nisur të përdorë taktika të reja kurthi për të kapur dhe më pas dëbuar emigrantët e paligjshëm që jetojnë në territorin e saj.

Të rinj nga vende të ndryshme të botës, shumë prej te cileve shqiptarë, kanë emigruar vitet e fundit në drejtim të Anglisë, të cilën e shohin si një destinacion ideal për të bërë disa para më shumë.

Kliko per me shume info

Së fundmi është dhënë alarmi se rrjeti i restoranteve “Byron Hamburger” ka ngritur një kurth për kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre.

Së paku 35 emigrantë që punonin në rrjetin e këtyre restoranteve janë ndaluar së fundmi nga Zyrtarët e Emigracionit në Britaninë e Madhe.

Emigrantët e paligjshëm u futën në kurth nga drejtuesit e biznesit, të cilët i thirrën në një trajnim, që në fakt rezultoi të ishte një marrje në pyetje me qëllim dëbimin e tyre. Autoritet vendase kanë konfirmuar se bëhet fjalë për emigrantë të kombësive të ndryshme, si nga Shqipëria, Brazili, Nepali apo Egjipti.

Pas publikimit të lajmit në mediat britanike rrjeti i restoranteve është kthyer në shënjestër të kritikave, ndërkohë që janë bërë thirrje për bojkotimin e tij.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here