I lë djalin në duar dhe zhduket, shpallet në kërkim 22-vjecarja nga Saranda

Aktualitet

policia2015Një nënë 22-vjece nga Saranda ka braktisur fëmijën e saj, duke ja lënë një gruaje të panjohur në Burrel.

"Ma mbaj për disa minuta do të kthehem shpejt":- i ka thënë 22-vjecarja e cila më pas është zhdukur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qytetarja nga Burreli më pas i është drejtuar policisë ku edhe ka bërë denoncimin.

Të dhënat e para bëjnë të ditur se, gruaja e moshës rreth 22-vjeçare ia ka lënë në fugon foshnjën, e seksit mashkull, një gruaje që ka qenë aty, me pretekstin se do të kthehej më vonë. Por ajo nuk është kthyer dhe ajo ka njoftuar policinë.

Sipas dëshmisë së gruas që ka mbajtur fëmijën, gruaja ka qenë e panjohur prej saj dhe dyshon se është nga Saranda. Menjëherë policia ka nisur kërkimet për nënën e foshnjës, ndërkohë që po merr në pyetje edhe shoferin e fugonit të linjës Burrel-Klos në të cilin u braktis dhe foshnja.

ME TE LEXUARAT