"Fituesi qesharak Lulzim Bashën, prisni se ka dhe një plan “D”"!

Politikë

braceeDeputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka reaguar ndaj komenteve, deklaratave që po shpallin si fituesin e miratimit të reformës në drejtësi kreun e PD Lulzim Basha.

Ai ka renditur të gjitha kundërshtimet e Bashës, Berishës dhe të tjerëve sipas Braçes që u vunë kundër vettingut ndërkombëtar për drejtësinë, që më në fund u fiksua në Kushtetutë siç deshi Rama dhe ndërkombëtarët, SHBA dhe BE.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Braçes:

“Po kerkojne fituesin. Madje nuk përpiqen hic te mos jene te paturp. Kane nga dje ne mbremje qe shpallin fitues te tyre Lulzim Bashen. E bejne hero, patriot, lider.

Sapo lexoj Nikollen, Henrin, Andin, pastaj Andin tjeter qe si flet te parit, Turin qe i shan te gjithe keta bashke, qesh me lot.

Me ta dhe me fituesin e tyre.

Per ta, kujtoj se jam duke pritur “planin D” te Nikolles dhe kaq i permbledh te gjithe.

Kurse per fituesin e tyre, kam dy gjera;

E para, kujtoj “amnistine” per kryeministrat e ketyre viteve-te propozuar nga Henri Cili. Ha ha ha ha ha ha ha!

Ne kete linje, te qendrimeve te mbajtura ne dy vite, me duhet ta zgjas pak-dhe kjo eshte e dyta.

Sali Berisha, Lulzim Basha, prej tyre Partia Demokratike si e tere, kane humbur ne menyren me te mire te mundshme. Hapini gazetat tuaja, ato ne leter dhe ato elektronike;

Lexoini dhe nje here si deshmi te humbjes shembullore te fituesit tuaj qesharak. Dy qendrime kane qene perballe: Ai i Sali Berishes dhe Lulzim Bashes- Reforma ne Drejtesi eshte e panevojshme, sherben vetem per kapjen e Drejtesise nga Edi Rama.

Ai i PS, Edi Rames dhe ndërkombëtarëve-Reforma ne Drejtësi është nevoje jetike dhe kusht per integrimin e Shqiperise.

Pak me ne thelb: Ai i Sali Berishes dhe Lulzim Bashes, pastaj shtuar me Jozefina Topallin, Eduard Halimin, Oerd Bylykbashin, cdo ze ne ate parti, perfshire KLD dhe Presidentin Nishani- “ëetingu” nuk eshte i nevojshem sepse sistemi ka integritet per tu vetpastruar.

Ai i eksperteve kombetare e Nderkombetare, PS, Edi Rames, BE dhe SHBA- “ëetingu eshte elementi thelbesor i Reformes. Shkojme edhe me ne detaje: Ai i Sali Berishes, Lulzim Bashes, Jozefina Topallit, Fatmir Mediut, Oerd Bylykbashit, Eduard Palokes etj etj etj, ju te gjitheve bashke-vetingu nga nderkombetaret eshte i papranueshem, cenon rende sovranitetin e vendit; kurre kurre nuk ka per te ndodhur-cituar nga Sali Berisha, Lulzim Basha e Jozefina Topalli.

Ai i eksperteve kombetare e nderkombetare, komisionit te posacem, Edi Rames, Fatmir Xhafes, BE e SHBA- ëetingu nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit eshte jetik per integritetin e institucioneve te reja te Drejtesise, paanesine e pastertine e tyre deri ne fund. Ai i Sali Berishes, Lulzim Bashes, Oerd Bylykbashit- Operacioni Nderkombetar i Monitorimit jashte Kushtetutes se Republikes se Shqipërisë.

Ai i eksperteve kombetare e nderkombetare, komisionit te posacem, Edi Rames, Fatmir Xhafes, BE e SHBA, komisionerit Hahn dhe nensekretares Nuland- Operacioni Nderkombetar i Monitorimit me garanci te plota ne Kushtetute.

Ai i Sali Berishes, Lulzim Bashes, Oerd Bylykbashit- Operacioni Nderkombetar i Monitorimit pa fuqi vendimmarrese.

Ai i eksperteve kombetare e nderkombetare, komisionit te posacem, Edi Rames, Fatmir Xhafes, BE e SHBA, komisionerit Hahn dhe nensekretares Nuland- Operacioni Nderkombetar i Monitorimit me fuqi te plote ne “rivleresimin” e gjykatesve te vetingut.

Tani te shkojme tek pika kyçe:

Qendrimi i Sali Berishes, Lulzim Bashes, Eduard Halimit, Oerd Bylykbashit, madje deri ne minutat e fundit- Prokuroria Speciale Antikorrupsion eshte e panevojshme sepse kete detyre mund ta bej Prokuroria e Krimeve te Renda, institucion i ngritur.

Qendrimi i eksperteve kombetare e nderkombetare, komisionit te posacem, Edi Rames, Fatmir Xhafes, BE e SHBA- Prokuroria Speciale Antikorrupsion elementi thelbesor i betejes se re kunder korrupsionit ne nivelet e larta te politikes dhe vendimmarrjes.

I lexuat? Tani a e keni me me qef te beheni te marre e te shpallni fitues Lulzim Bashes?

Gjate ketyre tre javeve te fundit, kam qene deshmitar ne forume vendimmarrese qe i kane bere mbledhjet e tyre me dyer te hapura e dyer te mbyllura. Nuk dua ende te deshmoj per “fituesit” qe keni shpallur, ndaj po e le me kaq.

Di tu them se:

Vetingu eshte ne Kushtetute tashme dhe te gjithe ju, bashke me Sali Berishes, Lulzim Bashen, PD e plot te tjere, humbet.

ëetingu me garanci kushtetuese do te behet teresisht nga nderkombetaret dhe te gjithe ju, bashke me Sali Berishes, Lulzim Bashen, PD e plot te tjere, humbet.

ëetingu kushtetues i ka dhene nderkombetareve kopetenca te plota, madje me shume se vendimmarrese, kur te perjashtuarit prej tyre, vetem me 4 nga 5 vota mund te rikthehen ne “jete”; mos u trondisni- ashtu eshte, edhe mua “veto nderkombetare” me duket.

Per ta mbyllur. Keni nje element te forte kunder: Bujar Nishanin.

Ai eshte kryetari i Qeverise se Drejtesise qe kemi aktualisht.

Po ai pse nuk gezon nga fitorja juaj?

Ai dhe qeveria e tij eshte permbysur.

Kjo ndodhi dje duke nisur nga ora 2.00 e mengjesit.

Bejeni pushim te henen tani, e keni prej fitores tuaj”.

ME TE LEXUARAT