Erjon Braçe reagim të ashpër kundër Anila Bashës. Ja çfarë i shkruan

Kliko per me shume info

braceDeputeti socialist Erjon Braçe është revoltuar shumë ndaj gazetares Anila Basha, e cila gjatë mbrëmjes së djeshme ka deklaruar se Braçe kishte një portal mediatiak.

Për të ju përgjigjur Bashës, Braçe ka zgjedhur rrjetin social Facebook, ku ka bërë një status të gjatë me ofendime të shumta ndaj gazetares që drejton një tjetër portal.

Kliko per me shume info

Ja çfarë shkruan Erjon Braçe në Facebook:

PER ANILA BASHEN DHE LLUMIN QE PERFAQESON!! EDHE NJE HERE: NUK KAM ASNJE PORTAL,  NUK SHKRUAJ KERKUND VEC KETIJ PROFILI NE FACEBOOK!!

Anila Basha- pronarja legale e një portali te dehur prej rakisë dhe duhmës se qelbur te pronares;

Ne mënyrë te përsëritur, pa asnjë lloj shkaku, për çdo rast banal kur duhet te shërbeje ne dyqanin e saj qe rri gjithnjë hapur;

ME BEN JO VETEM SHKRIMTAR, POR  EDHE PRONAR NE NJE PORTAL ME TE CILIN KAM VETEM NJE LIDHJE, KUR ME BEJNE “SHARE” NE FAQEN TIME NE FACEBOOK, I LEXOJ DHE KUR ME PELQEN EDHE I POSTOJ NE PROFILIN TIM.

Unë jam shume i qarte qe llumi te ndyn dhe sa here llumi Anila e bën këtë, jam munduar te sqaroj këtu këtë çështje.

Por llumi nuk ka asnjë mënyrë te tërhiqet, veçanërisht kur paguhet te bej këtë.

Tani po me thonë qe ka zbuluar se unë paskam sulmuar Ilir Metën një dite para reformës.

Për llumin Anilë dhe cilindo tjetër:

E para, unë nuk kam asnjë portal edhe një here.

E dyta, unë nuk shkruaj përkund veç këtij profili dhe ketë e di llumi Anile dhe cilido tjetër qe pa pyetur, madje duke abuzuar qëllimisht ne me shume se një here, marrin postumet e mia për ti publikuar ne bizneset e tyra te ndyra.

E treta, unë nuk e kam bere kurrë e nuk do e bej ndonjëherë te sulmoj kënd pa emrin e mbiemrin tim, asnjëherë.

E katërta, e kam kurajën ndaj e kam bere përherë, ja them kujtdo atë qe mendoj ne sy, madje dhe ne publik.

E pesta, për reformën ne drejtësi kam mendimin tim publik te shprehur qarte këtu, ne këtë profil ne me shume se një here, thuajse çdo dite.

E gjashta, llumi Anila Basha dhe gjithë çeta e saj e vogël, por e mire paguar, për çdo shpifje nga kjo dite, do te përballet vetëm ligjërisht me mua ne çdo dere gjykate.

E shtata, as qe me bën përshtypje çdo tentative për tu mbrojtur me e përmes lirisë se shtypit, do marre përgjigje te qarte siç e meriton.

E teta, unë e kuptoj qe ky lloj llumi nuk pyet, nuk i bën hiç përshtypje çfarë i thua, qofte edhe ne publik, por jam shume i kënaqur qe si deputet kam refuzuar çdo here qe ky llum te behet pjese e PS, si deputete apo edhe e zgjedhur nga PS për tu bere udhëheqëse lart e poshtë neper institucione.

Se me thënë te vërtetën kjo nuk është vetëm, por ka dhe nje takëm po kaq llum neper tavolinat e saj, qe ne emër te PS bashkërisht kane bere dëme kolosale.

Neveri nëse PS do te përfaqësohet ndonjëherë me ketë llum.

Anila! Mua nuk me ve dot gjobe as ti e as llumi qe përfaqëson!!

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here