Tragjedia tek “Amerikani”, Braçe: Pse po hesht Berisha, Nishani …?!

Kliko per me shume info

braceeDeputeti socialist Erjon Braçe ka ngritur zërin për heshtjen që politika e shoqëria po bën për jetët e humbura të dy pacienteve në Spitalin privat Amerikan në Tiranë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Braçe, ngre pyetjen se si do të ishte reagimi nëse vdekja e tyre do të kishte ndodhur në një spital shtetëror. Duke përmendur median, shoqërinë civile, ish-kryeministrin Berisha, apo edhe deputeten demokrate Albana Vokshi e cila shpesh kritikon shëndetësinë shqiptare, se përse nuk po reagojnë për këtë krim të ndodhur brenda në spitalin privat.

Kliko per me shume info

“A mund te pyes; Nese ky krimi i sotem me zjarr dhe dy gra te vdekura mu brenda ne spital, te ndodhte ne nje spital publik-spital te shtetit, cdo te ndodhte?

Cdo kish bere secili prej “te forteve” te rrjetit? Cdo kish bere media, elektronike, online apo ne leter? Cdo kish bere shoqeria civile? Po Presidenti cdo kish bere? Pu pu pu pu, po Sali Berisha qe po hesht cdo kish bere? Albana eeeeej, Albana qe qellon pa fund shtetin, publiken dhe, tani po hesht, cdo te bente?

Ka ndonje pergjigje? Sepse ka nje perpjekje te madhe per te fshehur ku ka ndodhur krimi. Sepse duan ta fshehin faktin qe ka ndodhur mu brenda ne Spitalin Amerikan ne Tirane”, shkruan Braçe.

Disa media shqiptare nuk e paraqitën lajmin e vdekjes së dy pacienteve në pavionin e hemodializës, për shkak se kishin reklamë Spitalin Amerikan, ndërsa të tjera bën publik presionin që ky spital i bëri për të hequr emrin nga ngjarja, në të kundërtën do t’i ndërprisnin buxhetin e reklamës.

Dy paciente 55-vjeçare humbën jetën pasi në dhomën e hemodializës ku ato merrnin shërbimin, një 57-vjeçar hyri me një bidon benzinë në dorë dhe ja hodhi një pacienti 47-vjeçar duke i vënë më tej flakën. Dhoma u shkrumbua nga zjarri, ndërsa dy pacientet e moshuara nuk mundën të dilnin gjallë.

Kliko per me shume info
SHARE

2 COMMENTS

  1. Keto i morem vesh po ai cpati me ate bidon me benzin dhe pse donte te digjte tjetrin kot, kjo puna e bidonave me benzin ka ndodhur dhe me par, ju esht dhen disa te pashpreseve dhe ato i cuat ne te semes edhe keta i cuat ne te semes. O kone o kriminel, kete e keni ber ju i vrat dhe ato te 21 janarit, ju jeni manipulusat ne kete vend neperkat e mutit.

  2. saliut nuk i ja ka thene akoma qytetari digital Z. Brace, dhe tjetra, saliu eshte mesuar me te vraret. A nuk ishte ai qe vrau 26 veta ne Gedec? Po 4 te tjere ne 21 janar? Po biznesmenin nga Maqedonia, z. Hoxha, dhe zbatuesin e krimit e ka cuar ne Angli qe rri i fshehur si mi halesh? Sa per ate palo president, mos u ndiej fare, ai edhe fryme merr kur i jep urdher saliu, pse i bije me qafe te mjerit jari?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here