Blushi: Rama e Basha të paaftë, po mbajnë peng reformën në drejtësi

Kliko per me shume info

blushi16Deputeti socialist Ben Blushi ka kritikuar dy liderët politikë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për mos miratimin e reformës në drejtësi. Nga salla e Kuvendit, Blushi tha se politika është shumë larg kompromisit.

“Reforma është shumë afër dështimit. Të çmendurin që vrau gruan dje, thonë që gjykata e liroi për bakshish. Kavaja drejtohet nga shtëpia sot për mungesë të drejtësisë.

Kliko per me shume info

Shukri Xhelili do të rikthehet në punë në Dibër, ka precedent pasi u lirua i pari pse mos lirohet dhe i dyti. Shkak i dështimit të reformës, është paaftësia e Ramës e Bashës për konsensus”, deklaroi Blushi.

Deputeti socialist foli dhe për propozimin e tij dhe të deputetes Mimoza Hafizit, për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Sipas tij tre partitë e vjetra: Rilindja, PD dhe LSI nuk e pranojnë.

“Para dy javësh firmosëm një iniciativë për ndryshimin e Kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Kemi kërkuar ta fusnim për diskutime, por duhen 28 vota, por askush nuk firmos. Tre partitë e vjetra, Rilindja, PD dhe LSI, nuk i japin votat”, deklaroi Blushi, i cili tha se peticioni online është firmosur nga 10 mijë veta.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here