Blushi “bombardon” Kuvendin me akuza: Kush e qeveris Dibrën e Kavajën?!

Kliko per me shume info

bluuuDeputeti Ben Blushi ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend dhe e ka marrë fjalën duke folur për sistemin e drejtësisë. Blushi ka folur edhe per aksidentin tragjik të ditës së djeshme dhe për vendimet e gjykatave që janë dhënë për Elvis Rroshin e Shukri Xhelilin.

“Nuk kam dilemë ta përdor fjalën përçmim.

Kliko per me shume info

Sigurish kanë neveri nga shqiptarët prej klasës politike që nuk ka mundësi të marrë një vendim që në fund të fundit lehtëson cilësinë e jetës së qytetarëve të shqiptarëve. Ndoshta nuk ka për të ndodhur asgjë do jemi prapë ne këta që jemi, por çështja është kush e paguan koston e drejtësisë në këtë vend. Një rast i dhimbshëm është:

Një grua dje ecte me dy fëmijë në rrugë. Vjen një i çmendur dhe e godet e ajo humb jetën. A ka lidhje kjo me reformën në drejtësi?

Gjykata e liroi thonë për bashkish. Një gruaja e humbi jetën.

Para dy muajsh, në autostradë, një grua tjetër po shkonte të takonte bashkëshortin në burg dhe drejtësia kishte vendosur që rruga të ktheje aty ku ishte. Humbën jetën dy fëmijët e asaj familjeje. Mizori në fakt sesi shteti vret shtetësit e vet.

E dini nga kush qeveriset Kavaja sot? Nga një njeri që punon nga shtëpia pasi ka marrë arrest shtëpie? A mund të funksionojë kështu drejtësia. Me siguri me reformën në drejtësi kjo nuk bëhet.

Shkojmë në Dibër. Po kthehet Shukriu në punë. U rikthye i pari, do të rikthehet dhe i dyti. Rilindja nuk ka mundësi të administrojë zgjedhjet atje. Një deputet këtu ka qenë që përdori armën për punë personale.

Ky është standardi sesi veprohet në Shqipëri? Kush është pra kostoja e reformës në drejtësi?

PD thotë s’ka investime sepse janë rritur taksat. Jo, taksat janë ulur, por nuk ka investime sepse s’ka drejtësi. Për shkak të kësaj paaftësie. Takohemi sa të duam, se s’na pranon BE-ja po në fakt ne nuk duam të shkojmë.

Pse ekzistojnë gjykatat në botë? Për t’i vënë shoqërisë një kufi që nuk kapërcehet.

Më duket një mrekulli të votojmë reformën në drejtësi pas një jave që më duket e pamundur.

Popullin nuk e pyetëm për reformën në drejtësi, por e futëm në një kuti, pa ajër oksigjen.

Pse iu futa prapë kësaj historisë së popullit? Sepse çdo vendim që marrim ne është i deformua. Dua të jap një shembull sesi pengohet populli të marrë vendime. Ne firmosëm, 28 deputetë, një iniciativë kushtetuese për të zgjedhur presidentin nga populli.

Kemi kërkuar prej dy javësh për ta futur ose jo mënyrën e zgjedhjes së popullit. Por nuk e firmosni se ne nuk jemi më tri partitë e mëdha, jemi tri partitë e vjetra, që nuk ia japin votat popullit për zgjedhur.

Por çfarë bëmë? Bëmë një peticion dhe morëm mbi 10 mijë vota se janë më të avancuar sesa ju. Kjo tregon se kjo klasë politike po dështon dhe ka ardhur koha për zgjedhje të reja direkte nga popullore.

Në 21 korrikun tjetër asnjë nga ju partitë e vjetra nuk do t’ia jepni Presidentin, popullin. Dikush nga ju u qa “na vodhën presidentin “ tha. Ishte qimja e PD, sot u bë fshesa e PS.

Kujt I vodhëm dikujt ne ndonjë gjë?”, – u shpreh deputeti Ben Blushi në fjalën e tij në Kuvend.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here