Aktori Blerim Destani në lidhje me këngëtaren e famshme shqiptare

Kliko per me shume info

DESTANI-KENGETARJAJavën që lamë pas portalet online folën për një flirt mes aktorit të mirënjohur Blerim Destani dhe këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha. Shkak për këtë thashethem është bërë foto e publikuar në rrjetet sociale, nga vetë Blerimi. “Jeta është të pasuri momente të mira “No Broken Heart”, ka shkruar në “Instagram”, Destani duke ju referuar këngëtares së famshme.

“Bluetooth” ka bërë me dije se mes dy të rinjve ka nisur një raport. Këngëtarja ka udhëtuar drejt Dusseldortit për të kaluar më shumë kohë me aktorin e dashur për publikun. Të dy janë njohur nga afër pak kohë më parë, falë disa miqve të përbashkët, më pas mes tyre ka nisur edhe shkëndija e dashurisë, duke filluar të kalojnë më shumë kohë me njëri-tjetrin, deri tek ky udhëtim, ku çifti ka shpërndarë edhe foto.

Kliko per me shume info

Këngëtarja Bebe Rexha kohë më parë ka pohuar se do të donte një të dashur shqiptar dhe si duket një hap drejt atij qëllimit e bëri në Dusseldort të Gjermanisë, gjatë takimit me Blerimin. Ajo që bie në sy në komentet e ndjekësve është fakti që të gjithë i komplimentojnë se duken bukur, si çifti ideal. Megjithatë asnjëri nga të dy nuk i është përgjigjur këtyre pyetjeve duke lënë gjithçka mister.

Bebe Rexha është duke korrur sukses në skenat ndërkombëtare, duke u klasifikuar si një prej artisteve më premtuese. Nga ana tjetër edhe Blerim Destani është duke shijuar suksesin si aktor në Gjermani.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here