“Bild” zbulon skandalin: Franca mori stimulantë para ndeshjes me Gjermaninë

Kliko per me shume info

gjermani-franceLojtarët e kombëtares franceze ka mundësi që të kenë marrë stimulantë gjatë Kampionatit Evropian.

Një gazetar i revistës gjermane “Sport Bild” gjeti një preparatat “Guronsan” në dhomën e zhveshjes së “gjelave” pas gjysmëfinales kundër Gjermanisë. “Guronsan” është një stimulues me kafeinë.

Kliko per me shume info

Faktikisht, kjo substancë nuk është e ndaluar në listën e Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA), por profesori Fritz Sörgel, ekspert i dopingut, zbulon në “Sport Bild” një detaj që nuk mund të anashkalohet.

“Sipas rregullores, çdo përpjekje e këtij lloji konsiderohet avantazh ndaj kundërshtarit, pasi është diçka që nuk e përfiton prej gjendjes trupore. Për mua, ‘Guronsan’ është doping! Është vërtetuar se kafeina e shton performancën e sportistëve.

Ai shton edhe aftësitë njohëse, që do të thotë shpejtësinë e kundërveprimit.” Sipas Sörgelit, lojtarët e kombëtares franceze e kanë marrë substancë menjëherë para ndeshjes ose në pushimin pas pjesës së parë. Dhe kjo, sipas tij, është e ndaluar!

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here