E pabesueshme sa ka rënë Euro. Niveli më i ulët i këmbimit në 6 vitet e fundit

Kliko per me shume info

BIE-EURONë tregun e këmbimit valutor, Leku ka forcuar pozitat ndaj monedhave të huaja, duke prekur pozitat më të forta në kursin e këmbimit me euron në gjashtë vitet e fundit.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të premten euro ra në kufirin e 135 lekëve, duke u këmbyer mesatarisht me 135.97 lekë.

Kliko per me shume info

Euro nuk kishte rënë poshtë vlerës së 136 lekëve që nga gushti i vitit 2010. Zhvlerësimi i fortë i euros është rrjedhojë e disa faktorëve. Në muajt e verës, përgjithësisht ka një tendencë të forcimit të lekut ndaj monedhës europiane, qe lidhet me ofertën e shtuar të euros në treg, për shkak të faktorëve sezonalë si, turizmi apo kthimi i emigrantëve.

Kjo mund të theksojë më shumë rënien e euros gjatë verës, por dobësimi i euros ka nisur prej muajsh, edhe për shkak të faktorëve të tjerë. Në tregjet ndërkombëtare, euro është zhvlerësuar kundrejt valutave të tjera dhe sidomos ndaj dollarit amerikan.

Tronditja nga rezultati i referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian ka prekur edhe monedhën e përbashkët. Politika monetare tejet ekspansioniste, përfshi programin e lehtësimit sasior, ka rritur shumë ofertën e euros në tregje, duke ndikuar në dobësimin e saj.

Dobësimi i euros ndaj lekut më tej i detyrohet edhe raporteve në tregun e brendshëm. Prej muajsh, duket se ka një ofertë të lartë të euros në treg, fenomen që nisi qysh në fund të vitit të kaluar, kur qeveria shqiptare vendosi të zëvendësojë një pjesë të mirë të borxhit të brendshëm me huamarrje të jashtë, pikërisht në euro.

Një euro e dobët ndihmon të gjithë ata që kanë kredi në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujore.Gjithashtu edhe importet vijnë me kosto të ulët, çka paralajmëron ulje të çmimeve në treg nëse kjo situatë zgjat në kohë. Përfitime ka edhe qeveria, pasi do të paguajë më pak për interesat e borxhit të jashtëm, ndërsa me humbje dalin eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të pësojë rënie.ATSH

BIE-EURO

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here