Udhëtonte me bicikletë, goditet për vdekje i moshuari në Fier

Kliko per me shume info

aksident-tr-drNjë aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Roskovec-Fier.

Si pasojë një i moshuar ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë teksa ishte duke udhëtuar me një bicikletë.

Kliko per me shume info

Sic njoftohet, një 39-vjecar me incialet A.B, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Ford” me targa AA 903 LF, ka aksidentuar të moshuarin me inicialet N.M., banues ne fshatin Zharrës, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit por nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia gjendet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here