Gjendet “Benzi ML” i vjedhur para disa ditësh në Tiranë, s’dihen autorët

Kliko per me shume info

policia2015Policia e Tiranës ka gjetur automjetin tip “Benz ML” të vjedhur ditë më parë në kryeqytet.

Makina është gjetur e parkuar dhe e mbyllur me celës ku nga kqyrja e efektivëve të policisë nuk janë vërejtur dëmtime të mjetit.

Kliko per me shume info

Deklarata e Policisë:

Lidhur me ngjarjen e datës 14.07.2015, ndodhur në  afërsi të një hoteli, ku një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur mjetin tip “Mercedes Benz ML” duke e  plagosur në këmbë me armë zjarri, drejtuesin e mjetit  Th. N. i cili ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën, sqarojme se:

Nga veprimet e deritanishme  të policisë dhe pikat e kontrollit të ngritura, u arrit të gjendej automjeti tip “Mercedes Benz ML”. Automjeti u gjet i parkuar dhe ne i mbyllur me çeles. Nga kqyrja e jashtme e tij nuk janë vërejtur demtime të mjetit.

Po punohet intesivisht për identifikimin e autorit të ngjarjes./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here