Kush është “profeti” i reformës në drejtësi?! Këtë e zbulon zv/ministri i Jashtëm!

Kliko per me shume info

BELORTJAZv/ministri i Punëve të Jashtme, Selim Belortaja ka ironizuar avokatin Spartak Ngjela në lidhje me qëndrimet e tij për reformën në drejtësi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Belortaja, duke iu referuar reagimeve të Ngjelës për reformën në drejtësi, shkruan “ç’shkëlqim llamburitës kishte Drejtësia shqiptare në kohën kur ky ishte …Ministër Drejtësie”.

Kliko per me shume info

Belortaja ironizon më tej “Mendoni sikur Ngjela Te mos pranonte që të na zbulonte ne, publikut të verbër, disa copëza nga planet sekrete të SHBA dhe BE”.

“Mendoni për një çast sikur avokat Ngjela të mos e kish pranuar këtë rolin e fallxhorit dhe profetit në ..Reformën e Drejtësisë. Te mos pranonte që të na zbulonte ne, publikut të verbër, disa copëza nga planet sekrete të SHBA dhe BE, mbi të paparat që do ndodhin, mendoni sikur të mos kishte pranuar ta udhëhiqte vetë ai, gjithë reformën në drejtësi, të mos i kish caktuar asaj misionin, objektivat, të mos i kish vënë shpatullat, të mos shpartallonte vetë, personalisht, çdo ditë, çdo lider a ish-lider politik e çdo KM (përveç njërit..), e mendoni dot? ..ku do të ishte katandisur ky vend?! Se ..ju kujtohet besoj, ç’shkëlqim llamburitës kishte Drejtësia shqiptare në kohën kur ky ishte …Ministër Drejtësie?! Kriminelët asokohe i kishe të gjithë ..ose në bodrum ose ..poshtë divanit. Ky dhe vetëm ky pra, jep shpresa..që atë nivel ..ta kapim prapë”, shkruan zëvendës ministri Belortaja në rrjetin e tij social në Facebook!

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. po ty pse te dogji? Apo se ty nxi shefi yt? Sa per kohen kur z. Ngjela ishte minister i drejtesise, si ta rruc kungulli ty, a mund te bente gje nje person i vetem qofte ky edhe ne rang ministri te perballej me llumin qe prodhoi saliu? Ja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here