Beccheti sot para gjykatës në Londër! A do ekstradohet në Shqipëri?

Kliko per me shume info

bechetPresidenti i ekipit anglez të futbollit Leyton Orient, Francesco Becchetti do të mësojë sot nëse do të ekstradohet nga Britania e Madhe drejt vendit tonë, pasi autoritetet shqiptare kanë lëshuar urdhër-ndalimi për të.

Sot zhvillohet seanca gjyqësore në Angli, që pritet të vendosë nëse pronari i Agon-Channel do të ekstradohet në Shqipëri. Becchetti thotë se sulmet ndaj tij janë të motivuara politikisht, kurse avokati i tij ka deklaruar gjatë këtyre ditëve se Kryeministri Edi Rama e urrente biznesmenin italian dhe në qershor të 2015, bizneset e Becchettit u konfiskuan nga Qeveria.

Kliko per me shume info

Avokati shtoi gjithashtu se Qeveria Shqiptare ka gënjyer për të manipuluar procesin e ekstradimit të Becchettit nga Anglia në Shqipëri. Ai tha se Rama “ka një antipati” dhe përpiqej të ndëshkonte z.Becchetti me sulme të motivuara politikisht. Një Gjykatë në Londër pritet që të japë sot vendimin për biznesmenin italian.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here