Pas Donald Lu, edhe Vlahutin kritikon Bashën: Refuzoi konsensusin për reformën

Kliko per me shume info

basha-vlahutinVetem pak ore pas deklarates se ambasadorit te Shteteve të Bashkuara, edhe ambasadorja e Bashkimit Europian ka reaguar duke kritikuar lidershipin e PD-së për refuzimin e propozimit për kompromis për reformën në drejtësi.

Me ane te një deklarate për mediat, BE shpreh keqardhjen që lidershipi i Partisë Demokratike e refuzoi propozimin për kompromis.

Kliko per me shume info

“Besueshmëria e reformës në drejtësi varet përgjithësisht nga besueshmëria e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për ta garantuar këtë, një rol i kufizuar specifik i komunitetit ndërkombëtar përmes Operacionit Ndërkombëtar Monitorues është thelbësor.

Kjo përputhet plotësisht me Opinionin e Komisionit të Venecias që e parashikon këtë rol për Operacionin Ndërkombëtar Monitorues. Propozimi aktual për kompromis reflekton pozicionin tonë të qartë që komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë monitorim të fuqishëm për të garantuar besueshmërinë e procesit, përfshirë pre-vetingun e anëtarëve të organeve të vetingut, duke dhënë, sipas rastit, rekomandime negative. Komuniteti ndërkombëtar nuk ka sugjeruar kurrë pasjen e ndonjë pushteti ekzekutiv, meqë është thelbësore që autoritetet shqiptare të ruajnë zotërimin e plotë.

Tani negociatat duhet të mbërrijnë në një konkluzion pozitiv. Kjo do të diskutohet gjithashtu nga Zëvendës Sekretaria e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Aksionit të Jashtëm Helga Schmid gjatë vizitës së saj në Shqipëri sot dhe nesër”, përfundon deklarata e prezencës së BE-së në vendin tonë.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. Sun e mani at ven peng ju o laro o tradhtare se per keshtu keni me hy ne historin e popullit shqipetar.Kurr sja paskeni dasht te miren atij veni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here