Ja reagimi i parë i Bashës pas takimit kokë më kokë me Ramën e Metën

Kliko per me shume info

rama-basha-metaKryetrai i PD-së është takuar sot me kryeministrin Rama dhe kryetarin e Parlamentit Meta për të diskutuar për reformën në drejtësi.

Takimi u bë me dyrë të mbyllura. Lulzim Basha tha pas takimit me Metën dhe Bashën se janë angazhuar tre përfaqëuses të partive për të kërkuar një zgjidhje bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimin final të Venecias.

Kliko per me shume info

Nga PD do të jetë Oerd Bylykbashi, ndërsa nga PS nëegociator do të jetë Ëngjell Agaçi dhe Ylli Manjani do të jetë negociatori i LSI.

Ja cfarë thaBasha:

Si kryetari i PD dhe kryetari i opozitës e vlerësoj këtë takim si konstruktiv. Në fund të takimit tre forcat politike, tre kryetarët e forcave politike kanë angazhuar secili nga një përfaqësues të tyrin për të kërkuar zgjidhje bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet fin ale të komisionit të Venecias.

Për ne kjo është një mundësi për të përmbyllur me sukses maratonën e reformës në drejtësi për të përmbyllur në vecanti draftin kushtetues. Natyrisht pas kësaj janë edhe 7 ligjet. Ndaj siç e kam thënë vazhdimisht negociatori ynë Oerd Bylykbashi ka plotfuqinë për të negociuar një zgjidhje bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimit e Komisionit të Venecias.

Ne kemi paraqitur një zgjidhje dhe kontributi ynë për ta sjellë propozimin hibrid tërësisht brenda parametrave të Venecias është dëshmia më e qartë e seriozitetit, përkushtimit dhe sinqeritetit të PD, që e ka parë dhe e sheh reformën si një interest ë qytetarëve shqitpare dhe jo si një kalkulim politik apo një betejë paraelektorale. Kështu e kemi nisur dhe kështu do të vazhdojmë këtë process. Uroj që negociatorët që sapo janë mandatuar do të bëjnë një punë të mirë dhe do ta cojnë në konkluzion pozitiv këtë proces për ti dhënë shqiptarëve dhe aleatëve lajmin e mirë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here