Deklarata e Ramës pas takimit për reformën, reagon sërish Lulzim Basha

Kliko per me shume info

basha-prKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, vetëm pak orë pas mbylljes së takimit të tyre të përbashkët me Ilir Metën.

“Një përpjekje për ta hequr reformën në drejtësi nga tryeza ku po negociohet”, e cilësoi Basha deklaratën e Ramës se reforma do të votohet me 94 vota, edhe pa konsensusin e opozitës.

Kliko per me shume info

Më poshtë deklarata e Lulzim Bashës:

Predikimi i gjatë, duke fryrë tullumbacen e madhe të mashtrimit ishte një dëshmi e freskët se sa e do reformën në drejtesi Edi Rama. Llomotitja e mbrëmjes nuk reflektonte asgjëkundi takimin konstruktiv të pasdites, zhvillimin e ri, hapin e hedhur, marrëveshjen për caktimin e negociatorëve, përafrimin e zgjidhjes, por nga fillimi në fund vetëm retorikën e vjetër të konfrontimit. Një përpjekje për ta hequr reformën në drejtësi nga tryeza ku po negociohet, nga tryeza ku u ra dakord pak orë më parë, edhe nga ai, që të negociohet.

Një përpjekje për ta hequr nga tryeza e zgjidhjes e për ta shtruar në tavolinen e ushqimit te tij të përditshëm politik që është sulmi dhe provokimi ndaj opozitës. Ky shfrim vërteton edhe një herë nevojën akute për argumente elektorale që ka kryeministri me bilancin më të keq të këtyre 20 viteve.

E tregoi dhe një herë se nuk do drejtësi, por shpëtim për veten e tij. Takohemi për konsensus si rruga e vetme për të votuar reformën, ky sa del nga takimi, trumbeton ndarjen e re të parlamentit, të politikës! E në cilën anë të ndarjes i bie te jete ky qe futi aty bandite, trafikante droge, tutore e vrases. Armando Prenga qe do therrase per të votuar te enjten reformen, ne cilen ndarje bën pjesë? Pretendimi qe i paska 94 vota eshte nje presion kriminal, krejt e kunderta e asaj qe duhet të vihet ne themelet e nje reformë afatgjatë në drejtesi.

Nuk i ka vota sepse projekti Rama nuk ka qenë dhe nuk është reforma në drejtesi, por kapja e saj nëse do ta kishim lejuar ne, ose dështimi i saj.

Drejtesine qe lufton krimin e korrupsionin e ka ne tryeze. Drejtesine e pavarur qe e rekomandon Komisioni i Venecias e ka ne tryezë. Drejtesine per qytetarët, per ligjin, e jo per te mbyllur dosjet e tij e ka ne tryeze. Per kete drejtësi jane votat, gati per ta kaluar te enjten në parlament.

Është koha për të marrë përgjegjesi dhe për të shërbyer konsensusin dhe jo per te trazuar corben e prishur te rilindjes se skaduar qe s’e gelltit dot me askush.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here