Basha për reformën në drejtësi: Ligjet nuk mund të kalojnë tani, shkelet Kushtetuta

Aktualitet

basha-voa-655x356Lulzim Basha, kryetari i PD, tha se ligjet qe shoqërojnë reformën në drejtësi nuk mund të miratohet tani, pasi shkelet kushtetuta. Ai tha se drafti i është vënë në dispozicion PD mbrëmë vonë dhe jo në datën 4 korrik, siç deklaroi Xhafa.

‘’Nuk mund të kalojnë, sepse këtë e ndalon kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ky është një komunikim që unë e kam patur me partnerët amerikanë dhe europianë dhe do të ishte absurd që ata të mbështesnin nisjen e procesit të reformës në drejtësi duke shkelur kushtetutën e vendit, por PD ka shprehur gatishmërinë për të nisur punën me ekspertët për të shqyrtuar për draftin për Vettingun, në mënyrë që mos ketë asnjë vonesë në miratimin e ligjit.’’- deklaron ai.

ME TE LEXUARAT