Arrihet marrëveshja, Basha: Nesër PD voton për reformën në drejtësi

Kliko per me shume info

basha-konferenceKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë lajmin e mirë për arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi.  Basha deklaroi në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se opozita do ta votojë reformën në drejtësi nesër në Kuvend.  

“PD do të japë nesër votat e saj për miratimin e reformës në drejtësi. Është koha për bashkim politik. Akti politik i nesërm është në emër të çdo shqiptari”, u shpreh Basha.  Lideri i demokratëve tha se pas komunikimit me partnerët ndërkombëtarë dhe me rakordimin e eurokomisionerit Johanes Hahn, është arritur që roli i ndërkombëtarëve në procesin e vetingut të jetë rekomandues dhe se vendimmarrja mbetet në duart e kushtetutës shqiptare.  “Sapo kam përfunduar një komunikim intensiv me partnerët europianë dhe amerikanë dha jam para jush për të ndarë lajmin e mirë.

Kliko per me shume info

Pas komunikimit të fundit të rakorduar nga komisionari Hahn, roli i ndërkombëtarëve rekomandues, vendimmarrja mbetet në duart e kushtetutës shqiptare. Nuk do të përjashtohet asnjë qytetar nga konkurrimi mbi bazën e opinioneve por vetëm mbi bazën e fakteve dhe provave. Konkludimi i këtyre 2 çështjeve të lëna si litarë jashtë në negociatat e së hënës është edhe konkludimi i betejës së PD”, deklaroi Basha.

Mazhoranca ka shprehur vullnetin e saj për të votuar reformën, ndërsa në parim edhe kreu i opozitës ka deklaruar se edhe PD do ta votojë reformën.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. o lulush o salush mos i hani fjalt ju dy duhet te votoni kunder ju dy jeni burra tregohi trima se keni mundesi me u ba me te famshit shqipetare qe do ju shkruhej emri ne listen e zeze te amerikes,dhe hyni ne histori mos keni dert qe merzitet kombi shqipetare se pas saj ju vjen clirimi,prandaj ju lutem votoni kunder

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here