Sulmi në Mynih, Basha: I tronditur nga ky akt i verbër e çnjerëzor!

Politikë

basha-konferenceKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për sulmin me armë që ndodhi në Mynih të Gjermanisë, ku mbetën të vdekur 9 persona, mes të cilëve edhe 3 shqiptarë të Kosovës.

Në një status në facebook, Basha shkruan se ajo që ndodhi një ditë më parë ishte një akt çnjerëzor duke vrarë njerëz të pafajëshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jam i tronditur nga akti i verber, cnjerezor i te premtes ne Mynih te Gjermanise ku mes viktimave te pafajshme qe kane humbur jeten jane tre te rinj shqiptare. Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Diamant Zabergja humben jeten nga ky akt barbar.

Ngushellimet me te thella familjeve Sulaj, Segashi dhe Zabergja. Kete moment te rende hidherimi dhe dhimbje kombetare jemi me zemer dhe mendje prane tyre, te bashkuar per ta perballuar dhimbjen e madhe”, shkruan kryetari i PD Lulzim Basha.

ME TE LEXUARAT