Basha takon kampionin botëror të karatesë: Talentet të mbështeten

Kliko per me shume info

basssssKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Bekim Bashën, fituesin e medaljes së argjendtë në Kampionatin Botëror të karatesë ku ka thënë se talentet duhen mbështetur.

Basha ka vlerësuar vullnetin e hekurt të 17- vjeçarit Bekim Basha, përmës të cilit ia ka dalë të përmbushë qëllimin e tij dhe të ngrejë flamurin shqiptar mes 54 shteteve të botës që morën pjesë në kupën e botës zhvilluar në Kroaci.

Kliko per me shume info

Basha ka shprehur domosdoshmërinë e mbështetjes së talenteve të sportit si Bekimi të cilët ndonëse jashtë vëmendjes mediatike dhe të qeverise kanë shkëlqyer në kompeticione ndërkombëtare duke ngritur lart emrin e Shqipërisë dhe flamurin kombëtar e duke u nderuar me medalje.

Mbështetja e tyre financiare, krijimi i kushteve për stërvitjen e tyre do të jetë prioritet i Partisë Demokratike, pasi qeveria nuk mund të investohet vetëm për të përfituar nga suksesi i sportistëve tanë, theksoi Basha.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here