Rëndohen akuzat, Basha: Rama ndryshoi fshehurazi buxhetin e shtetit, ja faktet

Kliko per me shume info

basha-ramaKreu i PD-së, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se Edi Rama në mënyrë të fshehtë ka ndryshuar me akt normativ buxhetin e shtetit, duke mos e dërguar fare në Kuvend.

Në reagimin e tij, Basha thotë se qeveria ka ulur buxhetin e shërbimeve dhe ka rritur vetëm atë të punësimeve.

Kliko per me shume info

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Në mënyrë tinzare, kryeministri nëe ikje ka ndryshuar me akt normativ buxhetin duke shmangur rrugën normale që është dërgimi në komisione, në parlament.

Pse? Pse kështu hajdutjçe, fshehtasi, duke mbajtur larg debatin, oponencën, kritikën?

Sepse me ndryshimin e buxhetit Edi Rama nuk rrit asnjë pagë, tall dhe poshtëron 635 mijë pensionistët me indeksimin 1.6 për qind, pra një bukë e 100 gramë djathë në muaj, kur çmimet janë rritur e nuk kanë të ndalur.

Kryeministri ne ikje nuk rrit asnjë qindarkë fondet për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Kur papunësia rritet çdo ditë, ai nuk shton, por e ul me 10% fondin për pagesën e papunësisë. Asnjë qindarkë për kompensimin e ish të përndjekurve politikë.

Kryeministri në ikje ul fondet për arsimin, shëndetësinë dhe burgjet, ul fondet për investimet me financim të huaj. Rrit borxhin publik për vitin 2016.

Por Edi Rama nuk ka harruar të shtojë 68 punonjës në aparatin e kryeministrisë. 68 sharës të rinj në pallatin e tij që do të paguhen me paratë e shqiptarëve për ti shërbyer propagandës e llafeve, e aspak punës.

Kjo është qeverisja e degraduar dhe korruptive e kryeministrit në ikje. Taksa të larta, gjoba të larta, çmime të larta. Shto luksin e shërbëtorët për vete, ul fondet dhe rrit mjerimin për shqiptarët.

Partia Demokratike ka një plan shpëtimi për vendin. Në programin e saj, buxheti do të jetë pronë e shqiptarëve, jo plaçkë për tu ndarë sipas tekave. Ne do të ulim taksat dhe shpenzimet qeveritare. Çdo fond do të shkojë për investime, për vende të reja pune, për paga e pensione më të larta, për zbutjen e varfërisë në vend dhe për një ekonomi të fortë e një të nesërme të sigurtë për të gjithë shqiptarët.

BUXHETI I RISHIKUAR 2016:

Zero rritje për pagat, vazhdojnë te jene te ngrira, duke dobësuar edhe më shumë fuqinë blerëse.
Nuk rriten pensionet, indeksimi poshtë detyrimit ligjor sepse inflacioni 2015 rezultoi ne masën 1.9%, ndërsa indeksimi vetëm ne masën 1.6%, duke dobësuar edhe më tej fuqinë blerëse.
Zero rritje fondet për ndihmën ekonomike, me zero përfitim për familjet nevojtare.
Ulen me 10% fondet për pagesën e papunësisë, ndonëse papunësia është me e larte sesa ajo e para 2-3 viteve.
Zero rritje fondet për kompensimin e ish te përndjekurve politike.
Ulen me 34 milionë leke investimet ne “arsimin baze” (-2.5%).
Ulen me 199 milionë leke investimet ne “arsimin e larte” (-28%)
Ulen me 108 milionë leke investimet ne “kujdesin parësor” (-35%).
Ulen me 140 milionë leke investimet ne “shërbimin kombëtar te urgjencës” (-47%).
Ulen me 62 milionë leke investimet ne “arsimin profesional” (-11.7%).
Ulen me 88 milionë leke investimet ne “sistemin e burgjeve” (-9.1).
Ulen me 2.15 miliardë leke fondet e Fondit Shqiptar te Zhvillimit, (- 28.3%).
Rritje me 68 punonjës te aparatit te Kryeministrisë.
Rritet borxhi publik për vitin 2016 me 1.3 miliardë leke (3.8%).

Kliko per me shume info
SHARE

4 COMMENTS

  1. o kryetar ne ikje kot leh, njeri nuk te degjon, koha e llogaridhenies po te afron. Vrave 4 veta ne 21 janar? Dosja jote do hapet o kriminel, saliu nuk ka ku te fusi me koken e tij, ty do ti hedhi te gjitha sa ka bere, prit furtunen….

    • Edhe ti toksor avash avsh mos u merzit edhe ti aty e ke megjith keta te kesaj gazete qe japin adresen e kompjuterit dhe dergojn njerez per kercenime toksor jan me te komplikuara gjerat rrini urt me dogjo mua rrini urt…

      • jo, jo une jo vetem qe nuk jam merzitur, po jam gezuar shume qe reforma u votua. Ti mos u merzit dhe bej gajret. Keshtu e paske gjetur adresen e kompjuterit tim me anen e ketyre njerezve te kesaj gazete? A di gje se cfare po brockullis? Dukesh qe e merr ne damar te shkreten nga ajo me e forta, jo me tymosje. Dhe te jap fjalen e nderit qe nuk do rri urte, cdo me besh pas kesaj? Ububuja, ku eshte katandisur saliu, ta mbroje nje si ty . Ti nuk di te lidhesh ushkuret, po te varen poturet….

  2. Stili i veshjes dhe aksesoret e shtrenjte qe kryeministri Edi Rama perdor, e kane rikthyer qender te shakave dhe ironive. Ne faqen e tij zyrtare ne Facebook jane publikuar disa foto gjate inspektimit te punimeve per rrugen Qukes-Qafe Plloce, por mesa duket vemendja e komentuesve nuk ka qene tek punimet, por tek syzet e Rames.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here