Grafiku / Barcelona shpenzoi 80 milionë euro për 4 blerje

Kliko per me shume info

barcelona-nikeBarcelona e ka zgjidhur tashmë qesen për të përforcuar grupin e lojtarëve. 80 milionë euro ka shpenzuar mbi këto transferta. André Gomes, Samuel Umtiti, Lucas Digne dhe Denis Suarez, janë katër nënshkrimet e derisotme të Barcelonës për të forcuar skuadrën e sezonit 2016-2017.

Katër prurjet e reja, të gjithë 22 vjeç, tregojnë qëllimin e sekretariatit teknik, të udhëhequr nga Robert Fernandez, për rinovimin e skuadrës dhe për të përmirësuar cilësinë e “klasës B”, çka do të thotë një shpenzim prej 80 milionë eurosh fikse, plus 24 milionë të tjera në variabla.

Kliko per me shume info

Portugezi i Valencias, Andre Gomes, ka një kosto fikse prej 35 milionë eurosh, plus 20 të tjera nëpër klauzola. Pa dyshim, ky është nënshkrimi më i shtrenjtë i sezonit, i pasuar nga blerja e mbrojtësit francez, Umtiti, për të cilin Barcelona ka paguar 25 milionë euro në arkat e Lyon. Francezi tjetër, mbrojtësi Digne, i cili luajti i huazuar te Roma nga PSG, ka arritur në “Camp Nou” për 16, 5 milionë euro. Kësaj shume mund t’i shtohet një tjetër prej 4 milionësh, në varësi të titujve të fituar me Barçën.

Mesfushori Galician, Denis Suarez, i Villarrealit, i cili kishte qenë më parë në Manchester City, Barça B, Sevilla, është kthyer te Barcelona në shkëmbim të 3.5 milionë eurove. Në total janë shpenzuar rreth 80 milionë euro fikse, plus 24 të tjera në formën e variablave kontraktuale. Kjo shumë mund të disbursohet disi, nëse Barcelona kryen transferime në kahun tjetër, të shitjes së lojtarëve.

Kështu, 8 milionë euro është klauzola e ndërprerjes së kontratës nga Marc Bartra, i cili ka nënshkruar për Borussia Dortmund; 5 milionë euro nga kroati Halilovic, i cili ka qenë edhe në Gjermani, në mënyrë specifike në Hamburg. Pyetja që shtrohet tani është: a ka rezervuar para të tjera Barcelona për të përmbushur kërkesat e fundit të Luis Enrique? Kujtojmë se trajneri asturian ka kërkuar një qendërsulmues.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here