Banka e Shqipërisë: Po marrim masa që ekonomia të mos preket nga Brexit

Kliko per me shume info

gent-sejkoGuvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi të mërkurën se ekonomia shqiptare shënoi rritje progresive gjatë 6- mujorit të parë 2016 dhe projeksionet për të ardhmen janë pozitive.

Në konferencën për shtyp, Guvernatori deklaroi se, Këshilli Mbikqyrës i BSH-së vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interest për lekun, duke e mbajtur atë në nivelin 1,25%.

Kliko per me shume info

Sekjo theksoi se po punohet për rritjen e gatishmërisë për t’i paraprirë çdo lloj situate pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, duke nenvizuar ne vazhdim se ekonomia shqiptare është imune ndaj daljes së Britanisë nga BE dhe treguesit ekonomik e financiar luhaten brenda parashikimeve të Bankës Qendrore.

Ekonomia po performon pozitivisht, ndersa investimet private po shenojne rritje dhe ato publike kanë pësuar renie. Defiçiti tregtar është rritur me 26,3 %, por presim rritjen e tempit të investimeve publike”, tha Sejko.

“Projeksioni ynë i rritjes ekonomike për vitin 2016 mbetet i njëjtë. Projeksionet afatmesme nuk kanë ndryshuar. BSH pret përmirësime. Efektet e politikës monetare po reflektojnë në ekonominë ndërkombëtare”, pohoi kreu i BSH-së, Sejko.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here