Plaçkiten dy banda në Itali, dërgonin shqiptarë ilegalisht në Angli

Aktualitet

carabinieri15Një operacion blic i policisë kufitare të Venecias dhe Veronës, ndërmarrë mëngjesin e sotshëm, ka çuar në disa arrestime, shkruajnë mediat italiane.

Agjentët kanë bastisur disa shtëpi. Operacioni është ndërmarrë kundër disa italianëve, shqiptarëve dhe britanikëve që favorizonin emigracionin e paligjshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këta persona që vepronin në dy grupe të ndara dhe që janë nën hetim, rekrutonin qindra shqiptarë dhe kosovarë për t’i futur në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe duke i kaluar nëpër portet e Italisë, Francës, Gjermanisë, Irlandës, Polonisë, Spanjës dhe Portugalisë.

Të dy grupet me baza logjistike në Veneto, në Londër dhe në Shqipëri, për të kaluar emigrantët përdornin karta identiteti të bardha të vjedhura në zyrat e komunave.

Për të futur emigrantët në Mbretërinë e Bashkuara, ata organizonin edhe grupe me gjoja tifozë për të ndjekur ndeshje si ajo në 2014-ën, Manchester – Roma nga aeroporti i Nisës, duke i maskuar me shalla dhe bluza të skuadrës italiane.

ME TE LEXUARAT