Shkatërrohet banda e drogës, kapen dy tonë kokainë

Aktualitet

kokaineeePolicia rumune ka arrestuar katër lituanezë dhe një kolumbian, pas konfiskimit mbi dy tonë kokainë, e konsideruar si kapja më e madhe e sasisë së drogës në historinë rumune.

Kokaina ka një vlerë prej 625 milionë euro dhe u gjet në arka bananesh, të cilat do të kalonin në portin e Detit të Zi të Konstancës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kapja e katër lituanezëve dhe kolumbianit ishte rezultati përfundimtar i një operacioni gjashtë mujor që përfshiu bashkëpunimin e policisë rumune, spanjolle dhe autoriteteve të Shteteve të Bashkuara.

Më shumë se 150 policë dhe agjentë të fshehtë kanë qenë të përfshirë në operacion. Katër lituanezët dhe një kolumbian janë akuzuar për ngritjen e një rrjeti të organizuar të drogës të cilët kanë vepruar mes prillit dhe qershorit të këtij vitit për të sjellë sasi të mëdha të kokainës në Rumani.

Ata dyshohen se do të përdornin një depo me qira në Konstanca, Rumani, si pikënisje për shpërndarjen e kokainës në të gjithë Evropën Perëndimore.

Një i dyshuar i gjashtë, i cili mendohet të jetë edhe kryetari i operacionit, një maroken me pseudonimin “Rocky” është arrestuar më 29 qershor në Spanjë pasi u përpoq të largohej nga vendi. Të dyshuarit do të mbahen në arrest për 30 ditë dhe do të përballen menjeherë me gjyqin.

ME TE LEXUARAT