Trafikuan rreth 1 ton drogë, ja sa vite burg rrezikon banda e Korçës

Kliko per me shume info

drogeeeProkuroria e Korçës kërkon dënimin në total me 68 vjet burgim për 7 nga 11 personat e akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, të identifikuar gjatë operacionit “Velçan”, ku u zbuluan rreth 720 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Procesi ndaj këtyre të pandehurve u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe ata do të përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë. Ndërkohë, për 4 anëtarë të tjerë të këtij grupi, të akuzuar për të njëjtën vepër penale, po zhvillohen procese gjyqësore të veçuara.

Prokuroria e Korçës kërkon gjithashtu dënimin me gjobë edhe për 4 persona të tjerë, të akuzuar për “Moskallëzim krimi”, pasi nga hetimi ka rezultuar se kanë qenë në dijeni të veprimtarisë së 11 personave të mësipërm, por nuk kanë marrë pjesë aktive në sigurimin dhe transportimin e lëndës narkotike.

Kliko per me shume info

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë së Korçës rezulton se:

Në datë 29.10.2015, punonjësit e policisë, në bazë të një informacioni të marrë kanë shkuar në fshatin Velçan, Njësia Administrative Lozhan. Bashkia Maliq, ku në një zonë të pyllëzuar ndodhej një çadër e ndërtuar me dru dhe e rrethuar me plasmas. Kur punonjësit e policisë janë afruar kanë konstatuar në hyrje të çadrës një person, i cili sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë futur në çadër ku janë konstatuar se ndodheshin dhe katër persona të tjerë, tre prej tyre kanë mundur të largohen, kurse njëri prej tyre (shtetasi Kristjano Tota) është kapur në flagrancë. Nga këqyrja e çadrës është konstatuar se brenda në të ndodheshin një sasi e madhe bimësh, të cilat sipas akteve të ekspertimit rezultuan bimë narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe dy armë zjarri ku njëra ishte armë zjarri automatike. Nga peshimi i gjithë sasisë së lëndës narkotike të gjetur ka rezultuar se ato ishin me një peshë të përgjithshme prej 722(shtatëqind e njëzet e dy) kg dhe 500 (pesëqind) gramë.

Më pas, hetimet i ndoqi Prokuroria e Korçës, në bazë të veprimeve të të cilës u zbulua i gjithë grupi, i përbërë nga 11 persona, të gjithë të arrestuar. Ndërkohë, 4 persona të tjerë u hetuan në gjendje të lirë, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Korçës kërkon dënimet, si më poshtë:

Të akuzuar si organizatorë të kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike:

Mariglen Zaçellari, të dënohet me 12 vjet burgim
Mikel Çyçllari, të dënohet me 11 vjet burgim
Mirsen Zaçellari, të dënohet me 11 vjet burgim
Nikola Blacëri, të dënohet me 10 vjet burgim
Kristjano Tota, të dënohet me 9 vjet burgim
Geront Latollari, të dënohet me 8 vjet burgim
Xhuljano Salaj, të dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim
Të akuzuar për “Moskallëzim krimi”:

Rixhens Gorosela, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë
Martin Kreka, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë
Enrik Bonollari, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë
Florenc Leka, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë
Janë në gjykim të veçuar, të akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”

Elton Tota
Gen Tota
Nexhip Ibrahimllari
Emanuel Çyçllari

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here