Arrestohet administratori i Levanit me tre vartes akuzohen per falsifikime

Kliko per me shume info

fier-policiaSektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit finalizuan operacionin “PREMTIMI” ku në përfundim të tij bënë të mundur ndalimin e shtetasve:

1.Xheladin Malaj, me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Levan, Fier.

Kliko per me shume info

2.Shefqet Hyka,

3.Zaim Tafa,

4.Ilia Marku.(Të tre punonjës të kësaj njësie).

Për shtetasit Xheladin Malaj, Shefqet Hyka dhe Zaim Tafa, Gjykata Fier ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” per veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikim të dokumentave” të parashikuar nga Nenet 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.
Ndërsa për shtetasin Ilia Marku Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale E.B, 52 vjeç, ish N/Kryetar i Komunës Levan për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Falsifikim dokumentash” parashikuar nga Nenet 287 dhe 186/2 të Kodit Penal .

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here