Arrestohen 3 trafikantët në Elbasan, ja emrat dhe materialet e sekuestruara

Kliko per me shume info

pasaporta-2-1Tre person janë vënë në pranga në Elbasan pasi akuzohen se në kohë të ndryshme kanë ndihmuar njerëz për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Arrestimet janë bërë nga Policia e Elbasanit, e cila ka sekuestruar edhe 8 pasaporta, 9 telefona, dy automjete dhe vlera monetare. Në pranga janë vënë, Artan Debrova, 37 vjeç, Erjon Debrova, 22 vjeç dhe Shkëlqim Preçi, 37 vjeç, të tre banues në fshatin Shinavlash.

Këta persona janë ndaluar nga efektivat e policisë në kuadër të një procedimi penal të Prokurorisë së Elbasanit, pasi në kohë të ndryshme nëpërmjet pagesës prej 500 Euro dyshohen të kenë kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar disa persona në drejtim të shtetit grek

Kliko per me shume info

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

8 pasporta

9 telefona

Dy mjete me targa AA 497 FY dhe AA 295 EX

300 Euro, 20.000 Lekë dhe 300 Dinarë Maqedonas

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Elbasanit për akuzat e “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here