U arratis nga shtëpia, 17-vjeçarja gjendet në Berat me të dashurin

Kliko per me shume info

17-VJECARJA-ARRATIS-BERATGjendet në Berat 17-vjeçarja M.R nga Marinza e Fierit, pasi familja e saj e denoncoi në polici se ajo ishte larguar nga shtëpia pa lënë gjurmë. Gjetja e adoleshentes erdhi pas më shumë se 2 muaj kërkimesh dhe ajo ishte në qytetin e Beratit, dhe ndodhej nën shoqërinë e një djali.
Lajmin e konfirmojnë edhe familjarët e vajzës, të cilët thonë se, në momentin kur vajza është gjetur ka deklaruar se është larguar nga banesa me dëshirën e saj.

Ndërkohë, ata kanë falënderuar edhe policinë për punën e bërë për gjetjen e vajzës së tyre.

Kliko per me shume info

17-vjeçarja nga Marinza e Roskovecit u zhduk dhe familja pas kërkimeve të dështuara kërkoi edhe ndihmën e policisë. Ata ishin të frikësuar se e mitura mund të trafikohej në Kosovë për qëllim prostitucioni.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here