Dhunoi 3-vjeçarin, Apeli lë në qeli Anjeza Shabanin

Aktualitet

anjezaaaGjykata e Apelit ka lënë në burg Anjeza Shabanin, e cila akuzohet për "dhunë ndaj të miturve" dhe "shpërdorim detyre".

Administratorja e kopështit "Diren", Shabani kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

“Situata më doli nga duart. Nuk më shkonte ai gjest, e di, po ta shihni videon jam penduar që në atë moment. Më ngritën kurth, edukatorja mbante qëndrim neutral”, ka thënë ajo gjatë seancës teksa ka shfaqur edhe pendesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Administratorja e kopshtit “Diren”, u arrestua më 20 qershor, pas pamjeve të rënda ku ajo shfaqej duke dhunuar një vogëlush 3-vjeçar.

ME TE LEXUARAT