Angli, shqiptari habit policinë me fermë kanabisi, 12 muaj burg

Kliko per me shume info

parcela-kanabisparcela-kanabisPolicia ka zbuluar në Angli një fermë kanabis me vlerën 113 mijë paund pas aromës së fortë të drogës që vinte në një rrugë në Essex.

Ngjarja ka ndodhur më 6 qershor ndërsa detajet për zbulimin e drogës janë bërë të ditura gjatë seancës dëgjimore.
Policia e ka zbuluar kanabisin në dhoma të ndryshme brenda një shtëpie.

Kliko per me shume info

Fillimisht policia i kishte rënë derës por askush nuk u përgjigj. Më pas një polic hipi në dritare dhe u përball me shqiptarin Shkëlqim Skarai, të cilin u përpoq ta bindte të hapte derën. Por shqiptari hezitoi. Megjithatë pas pak minutash 25-vjeçari, i cili rezultoi emigrant i paligjshëm, përfundoi në prangat e policisë.

Një total prej 233 bimësh, që do të prodhonin një sasi kanabisi me vlerë 113 mijë paundësh, kultivoheshin në 3 dhoma dhe rriteshin me energji elektrike.

Policia ka marrë edhe gjurmë gishtash për të zbuluar nëse kishte persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin ilegal.

Skarai ka pranuar se kishte hyrë ilegalisht në vend dhe se kanabisi nuk ishte i tij. Ai ishte punësuar për ta ujitur dhe kujdesur për bimët për një pagë prej 1 mijë paundësh.

Avokati i të riut shqiptar ka thënë se 25-vjeçari dinte shumë pak për prodhimin e kanabisit dhe se bëri atë që i thanë.

“Ai kishte qenë në shtëpi rreth 1 muaj dhe nuk ishte paguar asnjë qindarkë, vetëm i ishte dhënë pak ushqim”, ka thënë avokati.

Skarai, që nuk kishte adresë fikse, ka pranuar prodhimin e kanabisit dhe është dënuar me 12 muaj burg. Pas përfundimit të dënimit do të depërtohet në Shqipëri.

Gjykatësja Kristina Montgomery tha: “Ti je një emigrant ilegal që erdhi këtu për të gjetur punë, kur nuk mund të gjenit punë, pranuat një ofertë për të luajtur rolin e mirëmbajtësit në një strukturë të sofistikuar të rritjes së kanabisit”. “Ju janë ofruar një sasi e madhe parash edhe pse nuk i keni marrë ato”, ka thënë gjykatësja./bw

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here