Angela Merkel kritikon ashpër Rusinë

Kliko per me shume info

merkel-samitiKancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se veprimet e Rusisë në Ukrainë kanë gërryer besimin me Perëndimin dhe kanë trazuar shtetet e NATO-s në Evropën Lindore.

“Nëse me fjalë dhe vepra vihen në pikëpyetje vlefshmëria e ligjit ndërkombëtar dhe paprekshmëria e kufijve, atëherë besimi natyrisht se humb”, tha Merkel para Parlamentit gjerman.

Kliko per me shume info

Ajo i bëri komentet në prag të samitit të NATO-s, më 8 dhe 9 korik në Varshavë, ku veprimet e Moskës në Evropën Lindore do të jenë në krye të agjendës.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska në vitin 2014 dhe rolit të Moskës në konfliktin ushtarak në lindje të Ukrainës.

Merkel tha se liderët e NATO-s në Varshavë duhet t’iu ofrojnë siguri shteteve baltike dhe Polonisë.

Merkel tha po ashtu se Perëndimi duhet të vazhdojë dialogun me Rusinë.

“Ne të gjithë pajtohemi se siguria e përhershme në Evropë mund të arrihet vetëm me Rusinë dhe jo kundër saj”, tha Merkel.

NATO dhe Rusia kanë rënë dakord që të mblidhen për bisedime më 13 korrik, në selinë e NATO-s në Bruksel.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here