Si do zgjidhen anëtarët e Vettingut, të KLGJ dhe KLP?

Kliko per me shume info

kld2016Miratimi me konsensus i ndyrshimeve kushtetuese seancën e së enjtës, i hap udhë përzgjedhjes nga politika, të 31 zyrtarëve të lartë të drejtësisë .

Përzgjedhja do të nisë me 21 anëtarët e Komisionit të Vettingut, që do të përbëhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifkikimit, Kolegji i Apelimit dhe dy komisionerë publikë.

Kliko per me shume info

Kandidatët dorëzojnë aplikimin tek Presidenti, që ka 45 ditë për të nxjerrë listën e atyre që kualifikohen dhe jo, në të kundërt kjo kompetencë i kalon Avokatit të Popullit.

Është më tej operacioni ndërkombëtar i monitorimit që vlerëson kandidatët dhe i kalon 3 lista Kuvendit, në të gjelbrën kandidatët nuk plotësojë kriteret formale, në të bardhën janë kandidatët e kualifkuar, në të zezën, ngelësit.

Liastat filtrohen nga komiosni ad hoc me 6 anëtarë ë Kuvendit, tre nga opozita tre nga shumica. Më pas një komison tjetër me 12 anëtar zgjedh në mënyrë elektronike 12 kandidat për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe komisionerët publikë, ndërsa një komison i tretë zgjedh në të njëntën mënyrë, 7 anëtarët e Kolegjit të Apelimit.

Kandidatët i kalojnë për votim kuvendit për votim me 3 të 5 brenda 10 ditëve, në rast dështimi, synohet votimi me 94 vota. Nëse votimi dështon, procedura përsëritet nga e para dhe Kuvendi duhet të sugrojë 94 vota për ta rrëzuar atë. Nëse lista nuk rrëzohet me dy të tretat, kandidatët konsiderohn të zgjedhur.

Një procedurë e vështirë është edhe për zgjedhjen e 10 anëtarëve të dy instituvioneve që mbajtën peng deri në fund konsensusin, KLGJ dehe KLP.

5 anëtarët jo juristë të dy institucioneve zgjidhen 2 nga radhët e avokatëve, 2 nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës dhe 1 nga shoqëria civile.

Sekretariati i Kuvendit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit verifikon nëse kandidaturat i përmbushin kriteret kushtetuese dhe ligjore, një proces që kryhet jo më vonë se 10 ditë nga paraqitja e tyre.

Një nënkomision i krijuar nga Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, me 3 anëtarë nga mazhoranca dhe 2 nga opozita përzgjedh kandidatët me të paktën 4 vota.

Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, kandidatët përzgjidhen me short. Lista e kandidatëve i shkon Kuvendit, i cili brenda 10 ditësh e miraton atë me 2/3 e të gjithë anëtarëve. Për kandidatët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, nëse për 3 herë me radhë Kuvendi nuk miraton listën e paraqitur, ata konsiderohen të zgjedhur. Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë kjo procedurë zhvillohet 2 herë.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të mbështesë procesin e rivlerësimit nëpërmjet monitorimit dhe mbikëqyrjes së të gjithë procesit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here