Andi Lila, e pasigurt e ardhmja e tij

Kliko per me shume info

1466049302lilaLojtari i skuadrës sonë përfaqësuese, Andi Lila duket se ka mbetur pa skuadër. Lila ende nuk ka gjetur akordin me Pas Janinën për zgjatjen e kontratës dhe për këtë arsye kanë filluar të përfliten destinacione të tjera për kavajasin.

Mediave greke raportojnë se klubi i Asteras Tripolis ka filluar të lëvizë në drejtim të mbrojtësit kuqezi, madje duke dërguar edhe ofertën e parë në zyrat e Janinës. Duke folur këtu për një shifër prej 180mijë eurosh, një shumë e cila do të analizohet nga drejtuesit e klubit vjollcë e më pas do të kthehet një përgjigje përfundimtare.

Kliko per me shume info

Mesfushori Lila, iu bashkua Janinës në vitin 2011, pas një shkëputje 6 mujore në 2015-ën ku u aktivizua në Serinë A me klubin e Parmës.

Mësohet se vetë lojtari është i gatshëm të transferohet në zonën e Arcadias dhe të jetë nën urdhërat e trajnerit Makis Chavos.

Ky i fundit në fakt është një nga personat që ka dhënë vlersëime pozitive për 30 vjeçarin.
Klubi vjollcë pritet të mos kthejë një përgjigje për lojtarin kuqezi, pa përfunduar raundi i 3-të paraeliminator, ku Janina do të përballet me holandezët e AZ Alkmari, duke mbajtur kështu në pezull të ardhmen e Lilës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here