Ambasadori amerikan Donald Lu del hapur kundër opozitës, letër deputetëve: Votoni reformën

Kliko per me shume info

donald luAmbasadori amerikan në Tiranë Donald Lu pa ekuivok është shprehur për votimin e reformës në drejtësi, në një letër që u ka dërguar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Letra është bërë publike ditën e sotme dhe në të, ambasadori amerikan del hapur kundër qëndrimit të opozitës për vendet e rezervuara në Këshillin Gjyqësor të Emërimeve.

Kliko per me shume info

Sipas Donald Lu, zbatimi i konceptit të vendeve të rezervuara nuk është i mbështetur nga ekspertët e huaj dhe po ashtu, rrezikon etiketimin politik të anëtarëve të Këshillit të Lartë gjyqësor.

Donald Lu thekson se projekti i reformës është i pranueshëm për SHBA dhe ka shënuar prmirësim të dukshëm nga drafti fillestar.
“Është koha për të marrë një vendim, votimi është parashikuar më 21 korrik. Ka ende kohë që udhëheqësit të gjejnë një kompromis që të mbështetet nga opozita dhe mazhoranca. Nëse udhëheqësit politik nuk e duan konsensusin, ju bëjmë thirrje ta votoni reformën”, theksohet nder te tjera ne letren e ambasadorit amerikan ne Tirane.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here