Deklarata bombë e ambasadorit: Ka një listë me Gulenistët shqiptarë!

Kliko per me shume info

hidajet-bajraktarNë një intervistë për Ora News, ambasadori i Turqisë në Shqipëri, z. Hidajet Bajraktar, ka deklaruar se grushti i shtetit në vendin e tij ka qënë një skenar i organizuar nga kleriku Fetullah Gylen. I pyetur në lidhje me lajmin e qarkulluar së fundmi, që flet për një listë konfidenciale që ka mbërritur në Tiranë, me emra që dyshohen si mbështetës të Gylen, Bajraktar nënvizoi se kjo çështje duhet të mbetet konfidenciale. Ndërkohë, ai shtoi se rikthimi i dënimit me vdekje, është një realitet i kërkuar nga populli turk.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, z. Hydayet Bayraktar, në një intervistë për Ora News ka folur për grushtin e shtetit në vendin e tij si dhe për ngjarjet që e pasuan tentativën për të rrëzuar qeverinë. Përfaqësuesi i Ankarasë e cilësoi përpjekjen e 15 korrikut një skenar të organizuar dhe mbështetur nga kleriku Fetullah Gylen.

Kliko per me shume info

Hydayet Bayraktar: “Terroristët që janë pjesëtarë të organizatës së Fehtullah Gylen, kishin depërtuar në brendësi të shtetit tonë si dhe në brendësi të forcave të armatosura, ndërmorën një lëvizje duke shfrytëzuar për qëllimet e tyre të mbrapshta mundësitë shtetërore. Kjo lëvizje kishte plotësisht një karakter terrorist.”

Më tej, ambasadori u pyet në lidhje me lajmin e qarkulluar së fundmi, që flet për një listë konfidenciale që ka mbërritur në Tiranë, me emra që dyshohen si mbështetës të Gylen.

Hydayet Bayraktar: “Lidhur me këtë çështje, nuk dëshiroj të bëj ndonjë koment pozitiv ose negative. Është thelbësore që cështje të tilla delikate, të trajtohen në kuadrin e konfidencialitetit.”

Më tej, Bayraktar u prononcua edhe për mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje.

Hydayet Bayraktar: “Dënimi me vdekje i pucistëve është një realitet i kërkuar nga populli ynë. Republika e Turqisë është një vend demokratik. Në shumë vende demokratike të botës ende ruhet dënimi me vdekje. Për të qënë më i qartë, tagri për të vendosur mbi këtë cështje i përket vetëm organeve tona legjislative.”

Më tej, ambasadori është prononcuar në lidhje me marëdhëniet Rusi-Turqi, të cilat pësuan një krisje në nëntor të vitit të shkuar. Bayraktar nënvizoi se vizita e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Rusi ka për qëllim që të normalizojë marëdhëniet si dhe të thellojë bashkëpunimin midis dy vendeve. Sa i përket Shteteve të Bashkuara, ambasadori theksoi se Ankaraja ka pritshmëri të mëdha për ekstradimin e Fethullah Gulen. /Oranews.tv/

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here