Ambasada turke në Tiranë: Presidenti dhe qeveria janë në krye!

Kliko per me shume info

turk flamurTentativë për grusht shteti kundër qeverisë së zgjedhur demokratikisht, e ka quajtur ambasada turke në Tiranë atë që ndodhi në Turqi.

Në një deklaratë për mediat, ambasada thekson se “ngjarja e ndodhur në Turqi ishte një tentativë për grusht shteti kundër qeverisë së zgjedhur demokratikisht. Populli ynë iu kundërvu me dinjitet dhe solidaritet. Presidenti ynë dhe qeveria jonë janë në krye të detyrës”.

Kliko per me shume info

“Nuk ishte një grusht shteti ku ishin përfshirë të gjitha forcat e armatosura të Turqisë. Ai ishte organizuar nga një grup brenda Forcave të Armatosura, të cilit iu dha përgjigjia e duhur nga populli ynë”, thekson Ambasada.

“Situata që u shpalos në Turqi ishte një përpjekje për të përmbysur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Kjo përpjekje është bllokuar nga populli turk në unitet dhe solidaritet. Presidenti ynë dhe qeveria janë në krye. Forcat e armatosura turke nuk ishin përfshirë në përpjekje për në tërësinë e vet. Ishte kryer nga një grup brenda forcave të armatosura dhe mori një përgjigje të merituar nga kombi ynë”, përfundon deklarata e Ambasadës.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here