Zbulimi alarmant: Alienët janë të vërtetë!

Kliko per me shume info

alieneJeta jashtëtokësore, që shpesh referohet si jeta aliene, është jeta që nuk e ka origjinën në Tokë.

Disa kozmologë besojnë se jeta aliene ndryshon nga kjo e jona, dhe se qeniet aliene janë shumë më të avancuara se njerëzit.

Kliko per me shume info

Disa biologë gjithashtu dyshojnë se jeta aliene ekziston, edhe pse nuk ka ende ndonjë dëshmi të qartë. Eksobiologjia është studimi dhe njohja e jetës aliene, dhe prej shekullit 20, ka pasur një kërkim të shtuar për shenjat e alienëve nga hulumtuesit, transmeton Gazeta Express.

Radio të ndryshme janë krijuar për të kapur sinjale të mundshme nga jashtëtokësorët; teleskopë të ndryshëm janë montuar në hapësirë për t’i kërkuar planetët që mund të përmbajnë jetë.

Gjithashtu, edhe shumë filma janë lëshuar që për temë kanë alienët. Kjo ka rritur edhe interesin e publikut në kërkimin e jetës aliene, sidomos të publikut perëndimor. Disa hulumtues inkurajojnë metoda agresive për të provuar dhe për të rënë në kontakt me alienët.

Megjithatë, disa besojnë se rënia në kontakt me ta mund të jetë e rrezikshme për njerëzimin. Ka hulumtues të tjerë të cilët janë komplet skeptik rreth jetës aliene.

Për fizikanin e njohur të Fizikës Teorike, Stephen Hawking, jeta aliene është e vërtetë. Sipas The Sunday Times, profesori Hawking ka paralajmëruar se kontakti i njerëzve me alienët mund të sjellë fundin e racës njerëzore në Tokë.

Hawking është i paralizuar nga një sëmundje e motorit të neuronit. Për shkak të sëmundjes, ai është vazhdimisht në karrocë dhe ka një kompjuter robot që ia mundëson atij të folurin.

Hawking ka treguar se si alienët mund ta shkatërrojnë racën njerëzore edhe në disa dokumentarë televiziv, i cili i pari ishte në Discovery Channel më 2010.

Sipas Hawking, në një univers me rreth 100 miliardë galaktika, me secilën që përmban qindra miliona yje, është e pakuptimtë që vetëm Toka të jetë vendi i vetëm ku evoluoi jeta. Ai tha se truri i tij e ka kuptuar se ekziston edhe një jetë diku tjetër, përveç kësaj në Tokë.

The Sunday Time citoi Hawking duke thënë: “Sipas trurit tim matematik, numrat e bëjnë të menduarit rreth alienëve racional. Sfida e vërtetë është të kuptojmë se si mund të jenë alienët”.

Ai beson se njerëzimi do të tronditet kur t’i shohë me sy alienët. Sipas Hawking, është e mundshme që alienët t’i kenë shpenzuar të gjitha burimet e tyre, dhe janë duke kërkuar për vende të tjera për të sunduar, që e bën kontaktin me ta për njerëzit shumë të rrezikshëm.

Ai sugjeroi gjithashtu se jeta aliene ekziston në shumë pjesë të universit, jo vetëm në planetë, por edhe në yje ose në hapësira ndërplanetare.

Hawking e përfundoi me një qëndrim që shumica e evropianëve nuk do të dëshironin ta dëgjonin. Ai e krahasoi kontaktin me alienët me atë të evropianëve me njerëzit e Botës së Re (Amerikës).

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here