ALBtelecom në mbështetje të Shkollës Verore për Administratorët e Rinj

Kliko per me shume info

shkolla-veroreNë kuadër të përgjegjësisë sociale të korporatës dhe mbështetjeve të njëpasnjëshme të projekteve sociale me karakter edukimformues, kompania ALBtelecom ka mbështetur organizimin e shkollës verore të administratorëve të rinj, një nismë nën kujdesin e veçantë  të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Blendi Klosi. Shkolla po zhvillohet në Jalë, nga data 12 deri më 16 Korrik 2016, në vijim të “Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Qëllimi i kësaj shkolle është që nëpërmjet sesioneve të informimit, trajnimeve dhe jetës sociale në komunitet, të zhvillojë aftësitë e këtyre të rinjve, për të qenë pjesë e administrate së institucioneve shqiptare.
Ky kamp do të mund t’u ofrojë të rinjve pjesëmarrës trajnime mbi tematika nga më të ndryshmet nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, duke shërbyer si një mundësi shumë e mirë prezantimi me rrugën që duhet ndjekur për t’u bërë një punonjës i administratës publike.  Pjesë e kampit do të jenë dhe argëtimi nëpërmjet kulturës dhe bashkëbisedimet e  ndryshme për të nxitur te të rinjtë e sotëm mendim kritik.

Kliko per me shume info

Gjatë fjalës së hapjes së kësaj shkolle verore, Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë, falënderoi kompaninë ALBtelecom për mbështetjen që i ka dhënë kësaj nisme dhe për filozofinë e kompanisë për mbështetje të vazhdueshme, sa herë bëhet fjalë për investim në arsim, trajnim dhe edukim të brezit të ri.

shkolla-verore-albtelekomalbtelekom-shkolla

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here