Alarm për infeksionet, nis dezinsektimi i mjediseve publike në Shkodër

Kliko per me shume info

dezisektimi-655x356Alarm infeksioni në Shkodër, pas 25 vitesh. Për herë të parë ka nisur në terren dezinsektimi i mjediseve publike ku rreziku për vatra infeksionesh është i lartë. Grupet e punës në bazë të një harte të drejtorisë së shendetit publik, po shkelin zonat ku ujërat e zeza, kanalet kulluese, pusetat dhe mjedise të tjera të ndotura bëhen burim infeksionesh, apo për prezencë të lartë insektesh.

Bashkia e Shkodres duhet të jetë bashkëpunuese në këtë proçes dhe ka një rol kyç në bonifikimin e disa prej këtyre zonave thotë mjeku specialist i shendetit publik Artan Mesi.

Kliko per me shume info

‘’Janë desinfektuar deri ne 300 puseta në Shkodër, numri i tyre është shumë herë më i madh. Do të dezisektohen gjithësej 10 hektarë në Shkodër dhe do realizohen në Velipojë. Këtu nuk janë të përfshira edhe disa territore të tjera përfshirë kanalet që gjithashtu do të realizohen këtë vit.’’-deklaron mjeku Jorgo Kosta.
Ky proces nuk ka ndaluar, duke punuar gjatë ditës dhe natës, që më pas të nisen punmet dhe në Velipjë dhe në zonat e tjera turistike.
Drejtori i Shëndetit Publik, Artan Mesi shprehet se: ‘’ Këtu është një gjendje katastrofe. Ketu ekziston një zonë ku nuk mund të ndërhyjë as shteti në kuptimin, sepse këto janë zona turistike, laguna, që nuk duhet cënuar. Por janë zona që i krijojmë ne vetë, dora e njeriut.’’
Specialistët e fushës thonë se lufta duhet të bëhet e integruar, prandaj çdo dy javë deri në fund të tetorit ata do të kryejnë dezinsektimin e zonave. Gjatë stinës së verës, sëmundjet dhe shqetësimet që shkaktohen nga artropodet dhe veçanërisht nga insektet, përbëjnë një problem të rëndësishëm për shëndetin.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here