Aktori i "Portokallisë" feston ditëlindjen, ja si e urojnë dy koleget e tij

Showbiz

salsano-rrapoSpektakli i humorit ka disa ditë tashmë që ka filluar turin nëpër qytetet e Shqipërisë. E gjithë trupa e aktorëve të “Portokallisë”, nga njëri qytet në tjetrin vijojnë të dhurojnë humor e spektakël për të gjithë publikun. Dhe mes punës dhe humorit, ka edhe festa personale që i bëjnë ditët e aktorëve edhe më të veçanta. Mbrëmë në qytetin e Vlorës  e gjithë trupa ka festuar ditelindjen e  moderatorit Salsano Rrapi.

Midis urimeve të miqve një urim special i vjen nga kolegia e tij  Xhemi Shehu dhe aktorja Albana Perhati të cilat i kanë dhuruar një puthje Salsanos duke i uruar ditëlindjen: “Xhan xhan Salsano” – shkruan Xhemi në profilin e saj, ndërsa Albana nuk e lë humorin edhe në urimin e ditëlindjes: “Gëzuar ditëlindjen o i vogli ynë.”

ME TE LEXUARAT