Aksion si në filma, policia kap hajdutin e fshehur në Tiranë

Kliko per me shume info

aksioni-tiraneKriminelët e mëdhenj me siguri në këto momente janë duke fjetur në resortet më të mëdha në Shqipëri apo diku tjetër, edhe pse kanë mbi shpinë shumë mëkate, ndërsa këta të shkretët që nuk kanë as bukë të hanë përfundojnë pas hekurave.

Një i moshuar është ndaluar nga policia, pasi po shiste disa paketa në rrugë dhe në momentin që ka parë policinë bashkiake është fshehur në një lokal, por shumë shpejt vjen policia e rendit dhe pas një bisedë me të moshuarin që mban një kapele në kokë, e shoqërojnë në Komisariat.

Kliko per me shume info

“Përshëndetje jeta osh qef sot po pija kafe dhe polica bashkiake kap nje kriminel qe shiste paketa tek nenkatshet. Zotria sa pa policine bashkiake mori arken me paketa dhe u fsheh ne nej lokal aty rrotull . I moren karrocen qe ishte e parkuar jasht trotuarit dhe pas 15 erdhi polica rendit dhe e moren per me teper shikoni videon.! Ju lutem publikoheni se eshte gjynah”, është ky mesazhi i raportuesit.

Është për të ardhur keq teksa shikon këtë padrejtësi kaq të madhe, ai që nuk ka goditet gjithmonë e më shumë, ndërsa ata që fshijnë djersët me euro apo që kanë një pasuri të tërë falë vjedhjeve dhe akteve të tjera të paligjshme lihen të lirë të jetojnë si “pasha”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here