Aksidenti tragjik në Gjirokastër, arrestohen 2 shoferët, ja emrat

Kliko per me shume info

aksidenti-3Një ditë pas aksidentit fatal me tre viktima, policia ka arrestuar drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në këtë ngjarje. Hasan Dedaj, 58 vjeç dhe Irfan Hasani, 31 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në mesditë në kthesën e Mashkullorës, në aksin nacional Gjirokastër­-Tepelenë. Përplasja e mjeteve ka qenë tepër e fortë ku për pasojë vdiqën 3 persona dhe 9 të tjerë u lënduan.

Furgoni me targa AA760LI, vinte nga jugu, ndërsa automjeti tjetër tip Nissan, me targa zvicerane ZH75095, me shtetas kosovarë në bord, po shkonte për pushime drejt jugut.

Kliko per me shume info

Në furgon ndodheshin 8 persona, të afërm mes tyre, të cilët po ktheheshin në Tiranë, pas pushimeve në Sarandë. Ndërsa në mjetin me targa zvicerane ndodheshin 4 të tjerë. Të paktën këto kanë qenë konfirmimet nga burime, nisur nga identiteti dhe dëshmitë e pakta që kanë mundur të marrin nga personat e lënduar më lehtë.

Si pasojë e kësaj përplasjeje ka humbur jetën Albana Hasani, 38 vjeçe, nga Fieri e banuese në Tiranë, efektive e Policisë së Shtetit.

Ajo udhëtonte në furgonin e drejtuar nga bashkëshorti i saj, Hasan Dedja, ndërsa në krahë mbante fëmijën disa muajsh, Dorjenin.

Mësohet se nëna ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa fëmija ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Gjirokastrës.

Pak çaste më vonë ndërroi jetë dhe fëmija 2­vjeçar me origjinë nga Prishtina, Luan Hasanaj. Leombra dhe Irfan Hasanaj, si dhe fëmija 10­ vjeçar, Ened Gjylo janë në Tiranë në gjendje të rëndë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here