Shqipëria në luftë?! 7 të vdekur e 11 të plagosur në vetëm 72 orë!

Kliko per me shume info

aksidenti-3Mund të cilësohet pa frikë bilanc lufte kjo që po ndodh këtë verë në rrugët e Shqipërisë, ku vetëm në 72 orët e fundit, numri i viktimave të shkaktuara nga aksidentet rrugore ka shkuar në 7 të tillë, ndërsa numri i të plagosurve në 11. Bilanc me shtrirje gjeografike të frikshme nga jugu në veri të vendit, ku viktima kanë mbetur edhe foshnje.

Të dielën në mesditë një furgon me pasagjerë u përplas dhunshëm me një automjet tip Nissan me targa të huaja, duke shkaktuar vdekjen e një nëne me fëmijën e saj 6 muajsh, si edhe të një fëmije 1 vjeç e gjysëm që udhëtonte me familjen në mjetin tip Nissan, ndërkohë që mbetën të plagosur rëndë 7 persona të tjerë. Ndërsa sot në mëngjes pa u zbardhur mirë dita në një tjetër aksident humbën jetën dy shtetas drejtuesi i mjetit dhe nëna e tij ndërkohë që mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja e shoferit.

Kliko per me shume info

Ajo që të bie në sy në të gjithë këto aksidente që e kanë kthyer në horror qarkullimin në rrugët e Shqipërisë, është se nuk ka asnjë masë shtesë nga policia rrugore me qëllim parandalimin e këtyre aksidenteve. Ndërkohë që sezoni veror është ende i gjatë, dhe shpresojmë që të mos kemi më viktima në rrugët tona, edhe pse duket e vështirë me këtë ndërgjegjësim që kemi aktualisht si nga drejtuesit e mjeteve ashtu edhe nga efektivët e Policisë Rrugore.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here