Aksident tragjik në rrugën Lezhë-Tiranë, vdesin dy persona

Aktualitet

aksident-benzNjë aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën kombëtare Lezhë-Tiranë.

Nga ngjarja tragjike mësohet se kanë humbur jetën dy persona. Aksidenti ka ndodhur rreth orën 05: 10, në rrugën nacionale Lezhë-Tiranë, në Fushë -Milot, në një segment rruge pa ndriçim. Aty janë përplasur dy mjetet Benz me targa TR 0143 M dhe mjeti Benz ma targa LA 9785 A.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mjeti me targa LA 9785 A drejtohej nga 35-vjeçari me inicialet B. M., i cili udhëtonte me nënën e tij T. M., rreth 65 vjeçe dhe bashkëshorten B. M., rreth 32-vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në mjetin me targa TR0143 M ishin drejtuesi i cili ka gjetur vdekjen në vend si dhe një pasagjer, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë në spital. Të dy personat janë akoma të pa identifikuar.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

ME TE LEXUARAT