Aksident i rëndë në Muriqan, vdes 35-vjecari, në gjendje të rëndë fëmija

Kliko per me shume info

aksident-muriqanNjë aksident i rëndë ka ndodhur në akin rrugor Shkodër-Muriqan.

Sipas burimeve të policisë, një automjet tip Golf me targa AA 518 AL me drejtues shtetasin Emirjan Qehaja, 27 vjeç, banues në Shkodër është përplasur me një motorçiklete tip Lifan me targa SH 612 A me drejtues shtetasin Agron Shtogu, 35 vjeç, banues në Shkodër.

Kliko per me shume info

Si pasojë e përplasjes 35-vjecari që drejtonte motocilkelen ka mbetur i vdekur. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Në motorçikletë udhëtonte dhe bashkëshortja e viktimës shtetësja B.Sh, 37 vjeçe, së bashku me fëmijën e tyre S.Sh.
Fëmija ndodhet në gjendje të rendë për jetën. Ndërsa shtetasja B.Sh ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Policia po heton për të zbardhur detaje të tjera dhe shkakun e aksidentit./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here